Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje sot Rusisë që të mos ndërhyjë në Bjellorusi për të kontrolluar protestat e pashembullta që kanë shpërthyer në vend që nga zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit.
“Askush, as Rusia, nuk duhet të ndërhyjë atje”, tha Stoltenberg në një intervistë për gazetën e njohur gjermane “Bild”.
“Bjellorusia është një shtet sovran dhe i pavarur”, shtoi ai.
Zyrtari theksoi, gjithashtu, se NATO respekton integritetin territorial të Bjellorusisë.