Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Turqisë lidhur me përplasjet mes Ankarasë e Athinës në Mesdhe.
Diskutimet pritet të zhvillohen ditën e sotme në Bruksel.
Në bisedimet jozyrtare në Berlin, ministrat janë vendosur të debatojnë një sërë sanksionesh dhe opsionesh të tjera politike që mund të bindin Turqinë, ende një kandidate për anëtarësim në BE, për të hequr dorë nga këmbëngulja e saj për kërkim hidrokarburesh në zonat e diskutueshme të Mesdheut lindor.
Takimi dy-ditor vjen ndërsa Turqia dhe Greqia, anëtare të NATO-s, janë përfshirë në tensione në rritje në rajon. Presidenti turk Erdogan u zotua të mërkurën se vendi i tij nuk do bëjë kurrë kompromis për atë që i takon Turqisë.
“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që është e nevojshme në aspektin politik, ekonomik dhe ushtarak.” – tha ai.