Vendosni fjalën kyçe....

Deti fut në “sherr” Ramën me Bashën


Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha janë përplasur në distancë mes tyre për ndarjen e kufirit detar me Greqinë.

Ka qenë reagimi i PD-së e cila kërkonte transparencë duke e akuzuar kryeministrin Rama se fshihet pas sulmeve dhe gjuhës vulgare duke mos dhënë asnjë informacion mbi çfarë po ndodh me negociatat për delimitimin detar me Greqinë.

Në reagimin e tij në Tëitter për deklaratën e selisë blu, kreu i qeverisë ka reaguar me ironi duke thumbuar Bashën.

Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD! Të qash për ata që vazhdojnë e hanë për djathë sapunin e PD apo të qeshësh me këtë Artist që s’e ka shokun për të bërë sikur? Je i madh Lul, sinqerisht, shyqyr s’u more me shitje djathi se do kishim mbetur pa copën e sapunit!”-shkruan Rama.

Me të njëjtën gjuhë ka reaguar edhe Basha ndaj Ramës duke i kërkuar transparencë dhe të lërë fjalët.

Leri dërdëllitjet prej rrugaçi Edi Rama. Bëj transparencë çfarë po ndodh me negociatat për detin. Historitë me sapun ruaji se do të duhen më vonë...”-shkruan kryetari i PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *