Vendosni fjalën kyçe....

Dy grave u kapen 42 mijë paund të padeklaruara në Rinas, sekuestrohen menjëherë

Një shumë prej rreth 42 mijë paundësh britanikë të padeklaruara janë sekuestruar në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

Sasia e lartpërmendur e valutës iu gjet dy grave që vinin nga Britania e Madhe, respektivisht 10 mijë paund njërës e 31.850 paundë tjerës.

Kjo është e disata herë që autoritetet doganore kapin sasi valute të padeklaruar në kufi.

Njoftimi

“Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 41.850 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit. Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, kostatuan se shtetaset me inicialet E.K dhe L.S kishin të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 10.000 paund dhe 31.850 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal. Vetëm gjatë këtij muaji strukturat doganore, në të njëjtën linjë udhëtimi kanë kapur disa herë sasi valute cash të padeklaruar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *