Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Të rinjtë pasuria më e madhe e vendit, t’i mësojmë ta duan vendin


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në përmbyllje të kampit veror të forumit të të rinjve të kësaj partie (LRI) theksoi se të rinjtë janë pasuria më e madhe e vendit.

Kryemadhi tha se duhet të mësojmë që të rinjtë të duan vendin duke premtuar më tej se do marrë përgjegjësitë që të çohen vendi drejt integrimit evropian.

Të rinjtë t’i mësojmë që të duan vendin. Shqipëria është shtëpia jonë. Unë nuk di ndonjë që ta rrënojë shtëpinë e tij, vetëm budallai e rrënon shtëpinë e tij. Ne nuk do ta lëmë më Shqipërinë asnjëherë të rrënohet. Do të marrim përgjegjësitë dhe të ecim përpara për të çuar gjërat, drejt asaj që ne aspirojmë, integrimin evropian.

Jemi një vend i pasur, as nga burimet natyrore, as nga nafta që na e grabisin të tjerët, as nga pasuritë minerare, por jemi shumë të pasur se kemi popullatën më të re, e cila do të jetë një nga pasuritë më të mëdha si popull”-deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *