Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri japonez Shinzo Abe do japë dorëheqjen, shkak problemet shëndetësore


Kryeministri japonez Shinzo Abe do të dorëërhiqet për shkak të problemeve me shëndetin, raportojnë mediat japoneze. Lideri japonez është planifikuar të japë një konferencë shtypi gjatë ditës së sotme.

Kryeministri 65-vjeçar ka bërë dy vizita në spital në dy javët e fundit, duke nxitur spekulimet se shëndeti i tij po përkeqësohet.

Hiroyuki Hosoda, kryetari i Partisë Liberale Demokrate në pushtet, tha të premten se kryeministri e kishte informuar atë për vendimin e tij për t’u larguar, njoftoi NHK.

Dorëheqja e tij është një ‘marrëveshje e kryer’, konfirmoi një burim i afërt me një zyrtar të lartë në Partinë Liberal Demokrate të kryeministrit, siç citohet nga Reuters. Më herët të premten, Yoshihide Suga, një anëtar i kabinetit të Abes, këmbënguli se kryeministri do e mbaronte mandatin e tij.

Abe vuan nga koliti ulceroz, një sëmundje kronike inflamatore. Në vitin 2007, ndërlikimet nga sëmundja e detyruan atë të përfundonte herët mandatin e tij të parë. Abe u kthye në detyrë në 2012.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *