Vendosni fjalën kyçe....

Kur s’ia ke haberin Zoom-it, zyrtari në Filipine filmohet duke bërë seks me sekretaren gjatë mbledhjes online (Video)


Në një nga dështimet më të mëdha të Zoom gjatë gjithë pandemisë Covid-19 i ka ndodhur një zyrtari në Filipine. Ai u kap duke bërë seks me sekretaren e tij gjatë një konference në internet.

Këshilli i fshatit Fatima Dos në provincën Cavite ishte mbledhur në internet për një takim tjetër rutinor në Zoom, kur ndodhi diçka krejt e jashtëzakonshme. Kreu i këshillit, Jesus Estil, u shfaq në ekran në mes të një seance seksi që po kryente me sekretaren e tij.

Raportet në mediat filipinase zbulojnë se Estil ishte i njohur për mungesën e njohurive teknologjike dhe zyrtari i pafat nuk e kishte kuptuar se e kishte lënë laptopin e tij të ndezur.

Një nga dëshmitarët regjistroi filmin dhe pamjet shpejt u bënë virale në të gjithë Filipinet. Videoja madje u bë një temë diskutimi në media dhe në emisione.

Në video, Estil mund të shihet në dukje duke u përpjekur të fikë kamerën e kompjuterit të tij para se ta kthejë vëmendjen te shoqëruesja e tij femër.

Anëtarët e tjerë të këshillit vijojnë normalisht mbledhjen përpara se të gjithë të kuptojnë shpejt se Estil dhe sekretarja po kryejnë me pasion një akt seksual.

Disa minuta më vonë, Estil eci përsëri nëpër dhomë, ndërsa ngrinte pantallonat, për t’u bashkuar përsëri me mbledhjen virtuale.

Pas shfaqjes së pamjeve, autoritetet deklaruan se Estil do shkarkohet nga detyra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *