Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet i riu në Bulqizë, akuzohet se dhunoi nënën dhe motrën


Dy persona janë ndaluar në Bulqizë.

Njëri prej tyre akuzohet për dhunë në familje ndërsa tjetri për vjedhje.

Sipas bluve, 27-vjeçari me iniciale H.M., ka dhunuar në banesë nënën dhe motrën e tij. Ndërsa 21-vjeçari me iniciale E.D., akuzohet për vjedhjen e një banese në qytet.

Njoftimi

Bulqizë

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës dhe motrës së tij, arrestohet në flagrancë  27- vjeçari.

Në pranga dhe një shtetas tjetër për veprën penale “Vjedhje”. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasit: H. M., 27 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës dhe motrës së tij. Vepra penale “Dhunë në familje”.

 …

Gjithashtu u arrestua në flagrancë nga Policia, shtetasi E. D., 21 vjeç, banues në  Bulqizë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende në banesën e shtetases  D.H. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *