Vendosni fjalën kyçe....

Një javë në koma, gjendja e Navalny drejt përmirësimit


Mjekët gjermanë që trajtojnë liderin e opozitës ruse, Alexei Navalny për një helmim të dyshuar thanë të Premten se ai është ende në gjendje kome, por gjendja e tij është e qëndrueshme dhe drejt  përmirësimit.

Navalny, një politikan dhe hetues i korrupsionit i cili është një nga kritikët më të ashpër të Presidentit rus Vladimir Putin, u sëmur në një fluturim për në Moskë nga Siberia rreth një javë më parë dhe u dërgua në një spital në qytetin Siberian të Omsk pasi avioni bëri një ulje emergjente.

Fundjavën e kaluar, ai u transferua në spitalin Charité në Berlin, ku mjekët gjetën indikacione për “frenuesit e kolinesterazës” në sistemin e tij.

Të gjendura në disa ilaçe, pesticide dhe agjentë nervorë kimikë, frenuesit e kolinesterazës bllokojnë prishjen e një kimikati kryesor në trup, acetikolinës, që transmeton sinjale midis qelizave nervore.

Navalny, 44 vjeç, po mjekohet me atropinë antidotike. Charité tha se “ka pasur disa përmirësime në simptomat e shkaktuara nga pengimi i aktivitetit të kolinesterazës.”

Ndërsa gjendja e tij mbetet serioze, nuk ka asnjë rrezik të menjëhershëm për jetën e tij,” tha spitali. “Megjithatë, për shkak të ashpërsisë së helmimit të pacientit, mbetet shumë herët për të vlerësuar efektet e mundshme afatgjata.”

Aleatët e Navalny këmbëngulin se ai ishte helmuar qëllimisht dhe thonë se Kremlini ishte prapa tij, akuza që zyrtarët rusë hodhën poshtë pretendimet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *