Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Barcelonës premton dorëheqjen në rast se Mesi qëndron


Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, është i gatshëm të dorëërhiqet në një ofertë të fundit për të bindur Lionel Mesin të qëndrojë në klub, pasi argjentinasi informoi klubin se dëshiron të largohet këtë verë.

Messi, 33 vjeç, e informoi Barcelonën me faks të martën se ai donte të ushtronte klauzolën në kontratën e tij, që e lejon të largohet falas në fund të sezonit në mënyrë të njëanshme.

Barcelona tashmë ka thënë se do e kundërshtojë klauzolën, duke pohuar se ajo skadoi në qershor, pavarësisht nga sezoni i zgjatur i shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

Një nga protagonistët kryesorë në sagë është presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu, i cili është akuzuar nga tifozët për keqmenaxhim katastrofik të klubit.

Ata u futën në kompleksin ‘Nou Camp’ të mërkurën për të kërkuar dorëheqjen e Bartomeut, para se policia të rivendoste rendin.

Sipas medias spanjolle Marca, Bartomeu, ka premtur se do dorëhiqet në rast se Mesi ofron garanci publike se do qëndrojë.

Megjithatë mund të jetë pak vonë tashmë pasi raporte të veçanta tregojnë se Mesi tashmë ka vendosur të ribashkohet me ish-trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola te Mançester Siti.

https://www.rt.com/sport/499029-barcelona-president-bartomeu-resigns-messi-stay/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *