Vendosni fjalën kyçe....

Putin flet për vaksinën kundër Covid-19, tregon si u vaksinua e bija


Vajza e Vladimir Putinit e bëri vaksinën kundër Covid-19 me mendjen e saj, ka zbuluar babai i saj. Ai tha; “Ajo është në kontakt me shumë njerëz, është e rëndësishme që ajo të ndjehet e mbrojtur për të punuar sa më normal.”

Presidenti rus hodhi dritë mbi mënyrën se si funksionon vaksina premtuese gjatë një interviste në kanalin ‘Rossiya 1’ të enjten.

“Ne kemi kaluar prova para-klinike dhe klinike te kafshët dhe vullnetarët. Është e qartë sot për specialistët tanë se kjo vaksinë jep një imunitet të qëndrueshëm, antitrupat shfaqen, ashtu si bënë në rastin e vajzës sime dhe janë të padëmshëm. Faleminderit Zotit, vajza ime po ndihet mirë.” – tha shefi i Kremlinit.

Ai u pyet nga gazetari nëse e bija ishte këshilluar me të para se të imunizohej.

“Ajo është e rritur, ajo vetëm tha se kishte marrë një vendim të tillë.” – u përgjigj presidenti, duke sqaruar gjithashtu se vajza e tij e kishte bërë këtë ‘si vullnetare’.

Injeksioni nuk shkaktoi shumë efekte të dëmshme, përsëriti Putin. Vajza e tij kishte ‘një temperaturë prej 38.4 ditën e parë’, pastaj në ditën e dytë ishte ‘mbi 37’. Më pas çdo gjë ishte normale.

Rusia është vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht një vaksinë kundër Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *