Vendosni fjalën kyçe....

Rama-Metës për detin: Është si puna e Kanioneve të Skraparit, mos bëj rafting me Kushtetutën


Kryeministri Rama ka reaguar nga Vjena lidhur me çështjen e detit me Greqinë.

Ai i është përgjigjur presidentit Meta duke i bërë që të mos ngatërrojë Kushtetutën e Shqipërisë me të drejtën e vendit fqinj, gjë që sipas kreut të qeverisë nuk ka të bëjë fare me Shqipërinë.

Rama thotë më tej se nuk është rasti që presidenti të bëjë rafting me Kushtetutën.

“Presidenti duhet të informohet mirë dhe të bëjë atë që duhet të bëjë dhe të mos ngatërrojë Kushtetutën e Shqipërisë me të drejtën e detit të Greqisë, që nuk ka lidhje fare me Shqipërinë. Mos ta ngatërrojë, mos të hedhë fjalën sikur ‘hajde të mbrojmë Kushtetutën’, sepse këtu nuk ka fare lidhje Presidenti dhe as Kushtetuta. Është si puna e Kanioneve të Skraparit, ka shkëmbinj nga njëra anë dhe nga ana tjetër dhe në mes rrjedh ujë.

Konventa iu ka dhënë të drejtë të dy shkëmbinjve të marrin nga ky ujë. Kështu që presidenti të jetë shumë i qetë, sepse nuk është rasti për të bërë ‘rafting’ me Kushtetutën dhe me një cështje të marrëdhënies ndërkombëtare dhe të fqinjësisë”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *