Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Vjena: Si kryetar i OSBE-së jam i gatshëm të punoj për lehtësimin e situatës në Bjellorusi


Kryeministri Rama ka folur në cilësinë e kreut të OSBE-së  në mbledhjen e sotme në Vjenë, të thirrur për situatën në Bjellorusi.

Kreu i qeverisë tha se organizata që drejton nuk mund të luajë rolin e vjetër të ndërmjetësimit mes palëve, duke shtua se OSBE-ja ofrohet për të letësuar tensionet mes qeverisë e opozitës në vend.

“Nuk na takon të ndërhyjmë në marrëdhëniet mes autoriteteve bjelloruse dhe opozitës që ka dalë në rrugë. Nuk na takon ne të marrim anë. Ne nuk duam të kërkojmë rolin e vjetër të ndërmjetësimit mes palëve. Ne thjesht duam të ndihmojnë Bjellorusinë të kapërcejë problemet me të cilat përballet. Zgjedhet në Bjellorusi nuk u vëzhguan nga OSBE-ja. Më pas kemi një dhunë shproporcionale të autoriteteve ndaj protestës së qytetarëve. Tabloja është e shëmtuar dhe një makth për Bjellorusinë e popullin bjellorus. OSBE-ja ofron të jetë lehtësuese e  dialogut të nevojshëm në Bjellorusi. OSBE-ja mund të ofrojë mundësinë për reflektim për lehtësimin e situatës e uljen e tensioneve. Duhet të ketë dialog mes qeverisë dhe forcave të radhitura kundër saj. Sado keq janë gjërat atje, duhet të ketë një pajtim. Duhet zgjidhur në Minsk mes popullit bjellorus në respekt të plotë të sovraniteti e respektimit të të drejtave të njeriut.” – tha Rama.

Ai shtoi më tej se si kryetar i OSBE-së është i gatshëm të krijojë mundësinë e uljes së tensioneve në Bjellorusi dhe të lehtësimit mes palëve.

“Si kryetar i radhës i OSBE-së, mbetem i gatshëm që ta krijojë këtë mundësi. Të jem në gjendje të ndihmoj shpejt ndërsa ngjarjet duket se janë jashtë kontrollit. Kryesia shqiptare do punojë pareshtur të një procesi dialogu mes palëve. Do i shoqërojmë miqtë bjellorusë në përpjekjen pa imponuar asgjë. Nëse biem dakord për diçka do duhet t’i përmbahemi asaj. Diçka duhet të jetë absolutisht e qartë. Duhet të ketë një përmirësimin të shpejtë e domethënës për sa i përket të drejtave të njeriut. U bëj thirrje autoriteteve bjelloruse. Jepini një mundësi kësaj oferte.” – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *