Arsenali e ka nisur me fitore sezonin e ri duke mundur Liverpulin në finalen e FA Community Shield, superkupës së Anglisë.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi në barazim 1-1 ndërsa në gjuajtjen e 11-metërshave ‘topçinjtë’ u treguan më të saktë.
Ndeshja u luajt në stadiumin mitik të Londrës, ‘Uembli’. Golat gjatë kohës së rregullt u shënuan nga Abumejang për Arsenalin e Minamino për kampionët e Anglisë në fuqi, Liverpulin.
Klubi me më shumë superkupa të fituara në Angli është Mançester Junajtid me 21 të tilla, i pasuar nga Arsenali me 16 e Liverpuli me 15