Kampionati amerikan i basketbollit, NBA, ka njoftuar se ndeshjet play-off do të rinisin të shtunën pasi u arrit një marrëveshje me sindikatën e lojtarëve të ligës, e cila do të shohë krijimin e një ‘koalicioni të drejtësisë sociale’ i projektuar për të trajtuar pabarazinë.
Marrëveshja vjen në mes të protestave të përhapura pas të shtënave ndaj afrikano-amerikanit Jacob Blake nga policia në Wisconsin, teksa protestat Black Lives Matter nuk janë ndalur ende në shumë shtete amerikane.
Më herët ekipet e mbetura në play-off kishin bojkotuar ndeshjet ndëra kërcënuan presidentin Trump se nuk do ktheheshin më të luanin në rast se ai nuk dorëhiqej.