Vendosni fjalën kyçe....

Deklarata për zgjerimin e ujërave territorialë grekë në Detin Jon, përplasen Turqia e Greqia


Greqia i është përgjigjur paralajmërimit të Turqisë mbi planet greke për të zgjeruar ujërat territoriale në perëndim të vendit në 12 milje detare nga 6.

“Ushtrimi i të drejtave sovrane të Greqisë nuk i nënshtrohet asnjë forme të vetos turke.” – tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

Më herët, zv.presidenti turk Fuat Oktay, tha se Turqia do bënte gjithçka për të mbrojtur çdo centimetër të ujërave të saj territorialë në Mesdheun lindor e gjetkë.

Deklarata e tij erdhi pas njoftimit të Athinës zyrtare për zgjerimin e ujërave të saj territorialë në perëndim, në detin Jon në 12 milje nga 6 që ishin aktualisht.

“Nëse përpjekjet e Athinës për të zgjeruar ujërat e saj territoriale nuk është një shkak për luftë, atëherë çfarë është?” – pyeti Oktay, duke iu referuar planeve të Greqisë për të zgjatur ujërat e saj territoriale në Detin Jon dhe të dhënave që lëvizje të ngjashme mund të ndjekin në zona të tjera detare.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *