Vendosni fjalën kyçe....

“Divorci” Mesi-Barcelona i pashmangshëm, lojtari s’paraqitet më në klub


Argjentinasi Mesi nuk duket se ka ndërmend të tërhiqet nga largimi.

Sulmuesi ka njoftuar se nuk do paraqitet ditën e nesërme për vizitat mjekësore, të parashikuara për të gjithë lojtarët e stafin e ekipit.

Lajmin e ka dhënë i ati, sipas të cilit Mesi nuk do jetë as në nisjen e fazës përgatitore të hënën.

Tashmë e gjithë lufta mes palëve është nëse lojtari do largohet në parametra zero nga ekipi apo klubet që duan ta marrin duhet të zgjidhin qesen.

Në garë deri tani për shërbimet e Mesit janë Mançester Siti, Interi e PSG-ja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *