Elon Musk pretendon se njeriu e ka të domosdoshme të shkrihet me inteligjencën artificiale për të shmangur shkatërrimin e racës njerëzore nga kjo e fundit.
Elon Musk do të demonstrojë teknologjinë e kontrollit të telefonëve dhe kompjuterëve me mendje
ai do të demonstrojë teknologjinë e tij të lidhjes së trurit të njeriut me kompjuterin si pjesë të ambicieve të tij për tu dhënë njerëzve fuqi “mbinjerëzore.”
Kompania e tij Neuralik nisi të kryente testime vitin e kaluar. Por ditën e Premte do të prezantojë një demo të teknologjisë e cila do tu japë mundësi njerëzve me probleme neurologjike të kontrollojnë telefonat dhe kompjuterët me mendjen e tyre.
Por objektivi afatgjatë është krijimi i një super njeriu. Ai thotë se njeriu e ka të domosdoshme të shkrihet me inteligjencën artificiale për të shmangur shkatërrimin e racës njerëzore nga kjo e fundit.
Themeluar në 2017, kompania e tij ka rekrutuar shkencëtarë të fushave të ndryshme. Pajisja që ka zhvilluar kompania ka një sondë e cila përmban 3,000 elektroda që mund të monitorojnë aktivitetin e 1,000 neuroneve.