Një 47-vjeçar në Librazhd është gjetur i vetëvarur në në pemë pranë banesës së tij.
Sipas policisë, viktima vuante nga depresioni dhe kishte tentuar të vetëhelmohet kohë më parë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:50 të mbrëmjes së sotme.
Njoftimi
Policia Librazhd/Informacion paraprak
“Më datë 29.08.2020, rreth orës 19:50, është gjetur nga familjarët dyshohet i vetvarur në një pemë pranë banesës, shtetasi A. A., 47 vjeç.
Nga hetimi paraprak dhe deklaratat e familjarëve dyshohet se vuante nga depresioni dhe se më herët ka tentuar të vetëhelmohet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”