Katër persona kanë humbur jetën 24-orët e fundit lidhur me Covid-19 në vend. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 796 testime të kryera së fundmi janë zbuluar 84 raste të reja më koronavirusin e ri.
Viktimat janë një 69 vjeçar nga Shkodra, një 71 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar dhe një 79 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.
Në dy spitalet covid në Tiranë po trajtohen 175 pacientë nga të cilët 17 në terapi intensive me 9 të intubuar.
Në deklaratën për publikun, ministria u bën thirrje qytetarëve të lajnë shpes duart e të mos prekin fytyrën, të ruajnë largësinë 1.5 metra, të mbajnë maskën e të shmangin grumbullimet e ceremonitë e ndryshme.