Vendosni fjalën kyçe....

Nxehet “lufta” për Mesin, Nejmar e Di Marin e marrin në telefon, Guardiola fluturon drejt Barcelonës


Pas lajmit për largimin e mundshëm të Mesit nga Barcelona, një luftë e vërtetë është ndezur në merkato.

Në të janë përfshirë trajnerë e lojtarë që kërkojnë të bindin sulmuesin që t’u bashkohet. Përveç Interit e Mançester Sitit, në garë për argjentinasin Mesi është futur edhe PSG-ja.

Dy lojtarët e ekipit francez që kanë lidhje të vjetra me ‘pleshtin’, Nejmar e Di Maria kanë zhvilluar një telefonatë me lojtarin për ta bindur që të shkojë në Paris.

Drejtuesit e klubit shpresojnë që Mesi të formojë sulmin bashkë me Mbape e Nejmar, një ëndërr për çdo ekip në botë.

Ndërkohë mësohet se ish-trajneri i Mesit te Barcelona, Guardiola ka fluturuar drejt Barcelonës për t’u takuar me lojtarin e menaxherin e tij.

Ai shpreson që ta bindë Mesin që të bashkohet me të te Mançester Siti, ndërkohë që edhe drejtuesit e Barcelonës po bëjnë çmos që ta bindin argjentinasin të qëndrojë në klub.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *