Kryeministri Rama u ka premtuar banorëve të Fushë Krujës përveç shtëpive të reja të dëmtuara nga tërmeti, edhe ujë 24 orë.
Në një postim në Facebook, me anë të një videoje, ai tregon për punimet që po ryhen në ujësjellësin e qytetit që do sigurojë ujë të rrjedhshëm në rubineta për qytetarët.
“KANTIERI I UJIT në Fushë Krujë, ndërtuar 40 vite më parë dhe megjithë një investim në 2005-2006, për banorët e zonës me furnizim maksimal arrin nga 8 deri 10 orë ujë në ditë.
Sot po punohet që në vitin 2021 krahas rindërtimit pas tërmetit në Fushë Krujë, banorët të kenë 24 orë ujë në çezma me cilësi pas ndërtimit nga e para të 24.9 km rrjet të ri shpërndarjeje.” – shkruan Rama.