Pas ardhjes së Andrea Pirlos në krye të Juventusit kanë nisur lëvizjet e para në merkaton bardhezi.
Argjentinasi Higuain nuk bën më pjesë në planet e teknikut të ri dhe në vend të tij pritet të afrohet boshnjaku Edin Xheko.
Sipas Corriere dello Sport, menaxheri i lojtarit, Silvano Martino e përfaqësuesi i Juventusit, Fabio Paratici kanë arritur marrëveshjen.
Ajo parashikon 10 milionë euro për Romën dhe 7.5 milionë euro për lojtarin, e njëjta pagë që boshnjaku merr te Roma.
Me ardhjen e Xhekos, duket se Milik nuk do vijë te Juventusi por do marrë vendin e tij te ekip roman. Ndërsa ardhja e uruguaianit Luis Suarez nga Barcelona duket se është mbyllur ende pa nisur.