Vendosni fjalën kyçe....

Protesta anti-islam në Oslo përfundon me grisjen e Kuranit dhe përleshje mes protestuesve e policisë (FOTO, VIDEO)


Një grup norvegjez anti-Islam organizoi një protestë të shtunën, që arriti kulmin teksa një aktiviste e tij grisi faqet e librit të shenjtë për myslimanët, Kuranit.

Ngjarja u mbyll pas një përplasjeve mes tyre dhe disa personave që po organizonin një kundërprotestë.

Tubimi jashtë ndërtesës së parlamentit në Oslo u organizua nga një grup i quajtur Stop Islamizimit të Norvegjisë, ose SIAN. Disa nga tubimet e tyre të kaluara kanë përfunduar me përplasje midis anëtarëve të grupit dhe kundërshtarëve të tyre politikë.

Policia ishte e shumtë në numër në vendin e ngjarjes. Protesta u përshkallëzua në dhunë kur një aktiviste femër mbajti një kopje të Kuranit dhe grisi faqet nga libri i shenjtë Islam.

Kundërprotestuesit e zemëruar filluan një sulm dhe policia u përpoq t’i mbante palët larg njëra-tjetrës. Para përleshjes, tubimi kishte qenë kryesisht paqësor për rreth dy orë, me demonstrues që brohorisnin, këndonin dhe dëgjonin udhëheqësin e SIAN, Lars Thorsen, ndërsa mbajti një fjalim në të cilin e denoncoi profetin islam Muhamed si një ‘profet të rremë’.

Një ngjarje e ngjashme ndodhi në Malmo të Suedisë një ditë më parë ku një grup personash dogjën një kopje të Kuranit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *