Vendosni fjalën kyçe....

Putin njeh zgjedhjet në Bjellorusi si të ligjshme, liderja e opozitës i kërkon ndihmë


Presidenti rus, Putin, ka thënë se i njeh si legjitime zgjedhjet në Bjellorusi.

Duke folur për kanalin televiziv Rusia 1, shefi i Kremlinit tha se Rusia e njeh rezultatin e zgjedhjeve Bjelloruse si të ligjshëm, megjithë kritikat e përhapura nga vendet perëndimore se vota ishte e falsifikuar.

Ndërkohë ish-kandidatja presidenciale në zgjedhjet në Bjellorusi, Svetlana Tikhanovskaya, që ndodhet në mërgim në Lituani, beson se Rusia mund të jetë ndërmjetësuese në diskutimet midis presidentit Alexander Lukashenko dhe opozitës për të ardhmen e vendit.

Duke folur për Euronews, Tikhanovskaya theksoi se përgjegjësia kryesore për të ardhmen e Bjellorusisë qëndron te populli bjellorus, por nuk përjashtoi ndihmën e huaj.

“Nëse kemi nevojë për ndërmjetësim ndërkombëtar në negociata, natyrisht, ne e shohim Rusinë si një nga pjesëmarrësit në këtë proces. Ne jemi miq me Rusinë.” – ka thënë ajo.

Trazirat politike të Bjellorusisë filluan më 9 gusht, kur vendi mbajti zgjedhjet presidenciale. Zyrtarisht, Lukashenko në detyrë mori 80,10 përqind të votave, me kandidaten e opozitës Tikhanovskaya që mori vetëm 10,12 përqind të votave.

Opozita bjelloruse nuk i ka njohur zgjedhjet duke dalë në rrugë pasi i konsideron ato të manipuluara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *