Vendosni fjalën kyçe....

Rama përgjigjet sërish mbi çështjen e detit: Negociatat kanë ngelur, grupi negociator duhet riformatuar me firmën e Presidentit


Kryeminsitri Edi Rama i ndodhur në Shijak për të mbikëqyrur procesin e rindërtimit ka folur edhe një herë mbi çështjen e detit.

Rama i ka kthyer përgjigje opozitës sërish e cila kërkoi transparencë për të.

Rama thotë se negociatat janë ndërprerë me ndryshimin e qeverive, dhe duhet tashmë që grupi negociator të riformatohet dhe kjo procedurë kalon përmes Presidentit.

Këtij konspiracionit të madh të detit që është për të vënë duart në kokë që ka njerëz që mund të besojnë se ata që e firmosën atë marrëveshjen e famshme e që ne refuzuam bashkë me Gjykatën Kushtetuese, na i kanë dalë detit në mbrojtje nga ne.

Ajo që të gjithë duhet të kuptojnë është që s’ka një marrëveshje negociatat janë ndërprerë që kur ndryshoi qeveria në Greqi dhe grupi negociator duhet të riformatohet, e kjo kalon dhe përmes presidentit që duhet ta aprovojë.

Që të thuash sot bëj transparencë për diçka që s’ekziston është qesharake dhe e poshtër, shumë e poshtër, jam i bindur se pikërisht pse ky popull është shumë i mençur e kush e merr për budalla e pëson dhe kjo është një arsye pse do e pësojnë shumë keq në raport me popullin ata që po e bëjnë sërish për budalla me këtë historinë e detit”-deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *