Janë shfaqur sërish probleme të kalimit kufitar me Greqinë me personat që duhet të kalojnë për në shtetin fqinj.
Për shkak të rregullave të vendosura nga autoritetet greke mbi pajisjen me tampon jo më të vjetër se 72 orë dhe vetëm 300 qytetarë që duhet të kalojnë, janë rikthyer probbleme dhe radhë.
Qytetarët shprehen të shqetësuar pasi nëse presin një ditë më shumë atyre iu skadon tamponi.
“Të merren vesh shtet me shtet. Ne nuk kemi para të bëjmë tamponë të tjerë. Do të bëjmë grevë këtu. Kemi fëmijë dhe jemi të sëmurë. Ne paguajmë taksa në Greqi, paguajmë taksa në Shqipëri. Edhe grekët duhet të kuptojnë njëherë e mirë“, shprehet një qytetare.