CNA.al ka siguruar foto dhe dokumente në lidhje me blerjen e një automjeti tip BMW, një model dhe prodhim i viteve të fundit, i cili është blerë pak kohë më parë nga Policia e Shtetit dhe më pas është marrë në përdorim nga Sandër Lleshaj.
Ministri i Brendshëm, i cili qarkullon me një BMW luksoze të tillë të blerë nga policia për llogari të saj, por mesa duket zoti Ministër Gjeneral, e ka marrë për luksin e tij.
Sipas fotos që shikoni më poshtë, mjeti mban targën gjermane O 13-31, dhe fotoja është bërë pak kohë më parë në oborrin e Policisë së Shtetit.
Sapo BMW luksoze ka zbarkuar tek oborri Policisë së Shtetit.
Janë gati 100 milionë lekë për këtë mjet luksoz të Policisë së Shtetit. E blerë gjoja për oficerin e kontaktit në Gjermani, pra në Berlin dhe marrë nga Ministri i Brendshëm.
Sipas të dhënave që zotëron CNA.al në Policinë e Shtetit ka pasur edhe një debat për blerjen e këtij mjeti, sepse të tilla makina nuk kanë ambasadorët dhe në Shqipëri është vetëm Sandër Lleshaj që ka një të tillë si ministër, e jo më një Oficer Kontakti i Policisë së Shtetit.
Këtu ka qënë edhe hileja. Sandër Lleshaj ka kërkuar një makinë luksoze, Policia e Shtetit i është vënë në shërbim, Ardi Veliu dhe vartësit e tij kanë gjetur mënyrën.
Janë shpenzuar gati 100 milionë lekë për blerjen e kësaj makine në Gjermani. Makina është marrë dhe është sjellë në oborrin e Policisë së Shtetit.
Në fakt mjeti duhej ti takonte Policisë së Shtetit, Oficerit të Kontaktit apo vetë drejtorit, sepse ishte blerë nga ky institucion.
Por, kaloi pak kohë dhe ky mjet targohet në shkelje të ligjit me targën shqiptare dhe merret në përdorim nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Mjeti është targuar me targën AA 967 UT. Megjithëse është blerë me letra për një Oficer Kontakti jashtë Shqipërisë, pra për të qëndruar në Gjermani, është çregjistruar dhe është targuar në Shqipëri.
Por, kjo i përket një tjetër shkrimi.
CNA.al gjithashtu ka mundur të sigurojë të dhëna dhe materiale të plota në lidhje me procedurën skandaloze të blerjes së këtij mjeti, e cila është shoqëruar edhe me debate të forta mes institucioneve, por edhe Brenda Policisë së Shtetit ka pasur përplasje dhe kundërshtime që kjo makinë dhe formula e gjetur të mos zbatohej.
Por, janë gjetur hapësira ekstraligjore, mjeti është blerë, është parkuar në Drejtorinë e Policisë, është targuar dhe më pas është marrë nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Bëhet fjalë për një makinë rreth 100 milionëshe, të cilën sot e ka në përdorim Sandër Lleshaj dhe mund ta shikoni në fotot e mëposhtme, të cilat ne i kemi bërë jo më larg se dje përpara Ministrisë së Brendshme.
Ndërsa fotoja e mësipërme në oborrin e Policisë së Shtetit është bërë gati dy muaj më përpara.
CNA.al gjithashtu i është drejtuar me një shkresë zyrtare Policisë së Shtetit dhe pret reagimin zyrtar të këtij institucioni në lidhje me një skandal që duket se përfshin vetë Ministrin e Brendshëm dhe drejtuesit më të lartë të uniformave blu…vijon
VINI RE:Ky artikull është pronësi intelektuale e CNA.al