Vendosni fjalën kyçe....

Trazira të dhunshme në Suedi pas djegies së Kuranit në publik (Video)


Një valë trazirash kaotike shpërtheu në Malmo, Suedi pasi aktivistët anti-Islam filmuan djegien e një Kurani në publik, duke shkaktuar protesta që u kthyen në trazira e përleshje me policinë.

Rreth 300 njerëz u mblodhën përgjatë një rruge kryesore në Malmo të premten rreth orës 19:30 për të protestuar pasi anëtarët e një partie politike të ekstremit të djathtë organizuan djegien publike të një Kuran, sipas raporteve të shtypit vendas.

Më pas në rrugë dolën edhe protestues të tjerë që e kundërshtuan djegien e librit të shenjtë, duke shkaktuar një përgjigje të ashpër të policisë që përpiqej për të vënë situatën nën kontroll.

“Ne kemi trazira të vazhdueshme dhe të dhunshme tani e nuk kemi asnjë kontroll mbi të.” – i tha zëdhënësi i policisë, Rickard Lundqvist, një mediaje vendase.

Shumë makia u dogjën ndërsa makinat e policisë u qëlluan me gurë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *