Vendosni fjalën kyçe....

101 raste të reja dhe 5 viktima lidhur me Covid-19 në vendin tonë, 119 të shëruar


Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar buletinin e të dhënave lidhur me shifrat e 24 orëve të fundit për sa i përket pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Në vendin tonë në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona ndërsa nga testimet janë evidentuar 101 raste të reja.

Në 24 orët e fundit kanë mundur të fitojnë luftën me sëmundjen edhe 119 persona.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak.

119 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5139, që nga fillimi i epidemisë. Për të katërtën ditë radhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se i rasteve të reja të konfirmuara me COVID19.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar.  Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mbajnë në konsideratë në çdo moment masat për frenimin e përhapjes së virusit “Lani shpesh duart dhe mos e prekni fytyrën; Ruani distancën mbi 1.5 metër nga të tjerët në ambientet publike; Vendosni detyrimisht maskën në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk është e mundur mbajtja e distances, vetëm duke respektuar këto rregulla të thjeshta ruajmë veten dhe të tjerët nga infektimi me virusin SARSCOV2.

Nese dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar,  të kontaktoni menjëherë mjekun e familjes ose të telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar për çdo informacion tjetër rreth COVID19”.

COVID-19 – Statistika (30 Gusht 2020)
Testime totale 62017
Raste pozitive 9380
Raste të shëruara 5139
Raste Aktive 3961
Humbje jete 280 (Qarku Tiranë 132, Durrës 39, Shkodër 36, Elbasan 15,  Fier 13, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 5, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë             2062
Durrës             527
Shkodër           283
Fier                 140
Lezhë             195
Korçë             175
Vlorë              125
Kukës             135
Elbasan          154
Berat               77
Gjirokastër      36
Dibër               52


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *