Vendosni fjalën kyçe....

Hamilton fiton garën e Belgjikës, Ferrari nuk duket gjëkundi


Pasi dominoi në provat zyrtare të së shtunës, Lewis Hamilton nuk pati rivalë në garën e Çmimit të Madh të Belgjikës.

Britaniku regjistroi xhiron më të shpejtë, duke siguruar “pole position” si dhe shënoi suksesin numër 89 në karrierë.

Ai ishte protagonist absolut në Spa-Francorchamps, ku e kaloi i pari vijën e finishit, duke i paraprirë shokut të skuadrës, Valtteri Bottas, ndërsa shkalla më e ulët e podiumit ishte për Max Verstappen të Red Bullit.

Një vend i shkëlqyeshëm i katërt për Daniel Ricciardon, i cili në xhiron e fundit u përpoq të shqetësonte holandezin e Red Bullit. Ferrari nuk ka qenë asnjëherë kaq pak konkurrues, me Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc që u renditet përkatësisht në vendet 13 dhe 14.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *