Kosova ka raportuar 8 viktima lidhur me Covid-19 në 24 orët e fundit duke e çuar në 516 numrin e përgjithshëm të vdekjeve lidhur me koronavirusin e ri.
Sipas autoriteteve shëndetësore, nga 460 persona të testuar janë zbuluar 119 raste të reja më Covid-19.
Në njoftim theksohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 118 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve në 9.473 raste.