Në mesnatë pritet të votohet qeveria e re. Në ditën e dytë të debatit parlamentar akuza dhe kundër-akuza mes mazhorancës dhe opozitës.
Deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa akuzuan BDI-në për mashtrim të elektoratit.
LSDM-ja dhe BDI-ja kanë arritur koalicionin dhe kanë prezantuar emrat për ministra ndërsa sipas konfigurimeve të kuvendit, atyre i duhen vetëm 61 vota për të formuar qeverinë ndërsa si koalicion ato kanë 62 deputetë.