Vendosni fjalën kyçe....

La Liga “ngrin” Mesin: Nëse do të largohet, të paguajë klauzolën


Ndërsa duket se beteja e Mesit ishte vetëm me Barcelonën, ka ardhur një reagim nga Liga spanjolle. Ajo saktëson se nëse argjentinasi kërkon të largohet duhet të paguajë fillimisht klauzolën.

Kjo e vështirëson jo pak pozitën e sulmuesit që kërkon të largohet me çdo kusht nga klubi katalanas.

Ditët e fundit janë shoqëruar me tension mes lojtarit e drejtuesve të klubit si dhe tifozëve që kërkojnë dorëheqjen e presidentit Bartomeu.

Reagimi i La Ligas e ndërlikon mjaft largimin e Mesit, destinacioni i të cilit deri tani është PSG-ja, Mançester Siti e Interi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *