Vendosni fjalën kyçe....

Plotësohet që në mëngjes kuota prej 300 kalimesh në Kapshticë, radhë në kufi


Një pjesë qytetarësh që kanë qenë në pritje gjatë natës në pikën kufitare të Kapshticës kanë mundur të kalojnë drejt Greqisë në orët e para të mëngjesit.

Kjo ka çuar në plotësimin e kuotës prej 300 personash në ditë që mund të kalojnë nga kjo pikë kufitare duke bërë që pjesa tjetër e qytetarëve të mbeten në radhë sërish.

Në vend janë krijuar radhë të gjata ndërsa nuk dihet ende si do veprohet me këta qytetarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *