Vendosni fjalën kyçe....

Protestat në Bjellorusi, arrestohen mbi 100 persona


Protesta kundër presidentit të Bjellorusisë Alexander Lukashenko para rezidencës së tij në qendër të Minskut përfundoi pasi protestuesit filluan të shpërndahen për shkak të shiut të madh.

Policia arrestoi gjatë ditës 125 persona, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Protesta filloi me një shëtitje përgjatë Rrugës së Pavarësisë dhe pasi policia bllokoi rrugën, protestuesit u zhvendosën drejt Parkut të Fitores dhe në rezidencën presidenciale, e cila është e rrethuar nga kordonët e policisë. Nuk pati përplasje midis policisë dhe protestuesve.

Protestat masive filluan në të gjithë Bjellorusinë më 9 gusht, pas zgjedhjeve presidenciale, të cilat, sipas rezultateve zyrtare, u fituan nga presidenti aktual Alexander Lukashenko. Opozita thotë se zgjedhjet ishin manipuluar dhe se Svetlana Tihanovska ishte fituese e tyre.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *