Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzimi i statujave transferohet në Kanada, protestuesit shembin monumentin e kryeministrit të parë (Video)


Sulmi ndaj historisë e rrëzimi i statujave është transferuar nga SHBA-ja e Anglia në Kanada. Protestuesit në Montreal tërhoqën dhe prishën një statujë të John Macdonald, kryeministrit të parë të Kanadasë, ndërsa policia qëndroi pranë pa ndërhyrë.

Koka e statujës u këput ndërsa u përplas për tokë nga piedestali i saj i lartë në Sheshin Dominion të Montrealit.

Qindra protestues kishin marshuar në vendin ku ndodhej statuja ndërsa organizor ishte Koalicioni për Çlirimin e BIPOC, që e etiketon veten si ‘një kolektiv i grupeve të drejtësisë shoqërore dhe aktivistëve të komunitetit të udhëhequr nga njerëz të zezë dhe autoktonë’.

Policia i kërkoi turmës të shpërndahej në një altoparlant, por nuk ndërhyri pasi statuja u shkatërrua. Askush nga vandalët nuk u arrestua. Macdonald, një emigrant nga Skocia, shërbeu si kryeministër nga 1867 në 1873 dhe nga 1878 në 1891.

Ai është renditur nga historianët si një nga tre kryeministrat më të suksesshëm të Kanadasë, por ai është bërë një figurë e diskutueshme në vitet e fundit.

Një statujë e Macdonald u hoq nga shkallët e Victoria City Hall dhe u vendos në ruajtje në 2018, teksa këshilltarët e qytetit e quajtën atë ‘udhëheqës të dhunës kundër popujve indigjenë’.

Macdonald fajësohet për ngritjen e shkollave rezidenciale të drejtuara nga kisha, që u përpoqën të asimilonin fëmijët indigjenë në mënyra perëndimore. Fëmijët u hoqën nga familjet e tyre dhe u ndaluan të flasin gjuhët e tyre amtare në një sistem që kritikët e kanë quajtur gjenocid kulturor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *