Ministri i jashtëm i Turqisë paralajmëroi Greqinë të shtunën kundër dyfishimit të ujërave të saj territorialë në Detin Jon nga 6 në 12 milje detare.
“Ata nuk mund t’i zgjerojnw ujwrat territorialw në 12 milje. Vendimi i marrë nga Asambleja jonë vite më parë është i vlefshëm. Kjo mund të shkaktojë luftë.” – i tha Mevlut Cavusoglu kanalit të lajmeve, A Haber.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se qeveria e tij po planifikon të paraqesë një projekt-ligj për të dyfishuar ujërat territoriale të Greqisë në Detin Jon – përballë Italisë, njoftoi e përditshmja greke Ekathimerini.
Në të ardhmen, Greqia mund të shtrijë gjithashtu ujërat e saj territoriale në zona të tjera detare, shtoi ai. Greqia më parë bëri marrëveshje me Egjiptin, Izraelin dhe Qipron greke. Ato janë lëvizje politike kundër Turqisë por nuk janë të realizueshme, vuri në dukje ai në marrëveshjen e fundit detare Greqi-Egjipt.
Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije për të kërkuar hidrokarbure në Mesdheun lindor.