Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në masivin me pisha në Drenies të Patosit.
Zjarrfikësit e Patosit janë në vendin e ngjarjes por nuk kanë mundur ende t’i vënë nën kontroll flakët për shkak të terrenit të thepisur.
Flakët kanë nisur një ditë më parë ndërsa janë përhapur edhe më shumë. Ditën e djeshme u ndërhy nga ajri me anë të helikopterëve por pavarësisht kësaj zjarret janë ende aktive.
Mësohet se deri tani është djegur një sipërfaqe e madhe me pisha të buta, që vlerësohet të jetë rreth 100 hektarë.
Prej javësh vendi është përballur me vatra zjarri nga veriu në jug, që kanë shkrumbuar sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre.