5400 nxënës rikthehen sot në shkollë pas ndërprerjes disa mujore për shkak të pandemisë Covid-19.
Bëhet fjalë për nxënësit që nuk e kanë ndjekur mësimin online në 600 shkolla publike në mbarë vendin.
Mësimi do zhvillohet sipas protokolleve kundër Covid-19 ndërsa nxënësit do e ndjekin mësimin për rreth dy javë për të plotësuar boshllëqet deri në datën 14 shtator kur është përcaktuar nisja e procesit mësimor në të gjitha shkollat e vendit.