Vendosni fjalën kyçe....

Abazoviç zgjedh koalicionin me partitë e opozitës, Gjukanoviç bie nga pushteti pas 30 vitesh


Sot u mbajt një takim i liderëve të koalicioneve, “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zezë në të bardhë”, Zdravko Krivokapiç, Aleksa Beçiç dhe Dritan Abazoviç, të cilët pritet të formojnë Qeverinë e ardhshme të Malit të Zi.

Sipas tre liderëve, ata shpejt ranë dakord për disa parime mbi të cilat do të bazohet qeveria e ardhshme, shkruan Ulqini Online.

Parimi i parë që është rënë dakord është që qeveria e re do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare.

Së dyti, qeveria e re demokratike do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të bashkohet me Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

Së treti,  qeveria e re të jetë e përbërë nga personat që janë ekspert në fusha të veçanta, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, kombëtare ose ndonjë karakteristikë tjetër.

Së katërti, qeveria e re do të angazhohet plotësisht për respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e ligjit, me ndryshime, shtesa dhe  rishikimi i të gjitha ligjeve dhe akteve nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Lirinë e Fesë, ” thuhet në deklaratë nga ky takim.

Ata thanë se, përveç kësaj, ata do tu shtrijnë duart përfaqësuesve të popujve pakicë me dëshirën për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të bukur dhe të prosperuar të Malit të Zi.

Dritan Abazoviç është para sfidës më të madhe politike në karrierën e tij të deritanishme. Nga shumë komente dhe opinione, veprimet e tij ne të ardhmen e afërt do të përcaktojnë në masë të madhe edhe ardhmërinë politike të tij personalisht por në situatën aktuale edhe të shtetit të Malit të Zi.

”Abazoviç duhet të kërkojë të jete kryeministër i ri i Malit të Zi. Në situatën aktuale vetëm ai ne krye mund të zbus frikën te popujt pakice në Mal të Zi por jo vetëm”, ky është komenti që na bëri përshtypje dhe vendosem ta publikojmë.

Sytë e të gjithë qytetarëve, në këtë rast edhe e shqiptarëve ne Mal të Zi janë drejtuar te Dritan Abazoviçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *