Një 31-vjeçar në Krujë është arrestuar.
Pas denoncimit të së shoqes për dhunë, policia ka shkuar në banesë dhe gjatë kontrollit ka gjetur edhe një sasi kanabisi.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Borizanë ndërsa në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale E.S.