Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea arrin marrëveshjen me Havertz nga Bayer Leverkusen


Chelsea është shumë afër që të mbyllë transferimin e Kai Havertz nga Bayer Leverkusen për 80 milionë euro, pas disa javësh bisedime.

21-vjeçari, dëshira e madhe e Frank Lampard, mund t’i kushtojë Bluve mbi 100 milionë euro, pasi plus 20 milionë të tjera janë paraparë në bazë të paraqitjeve.

Në total, me ardhjen e Havertz, Chelsea do të jetë klubi që ka shpenzuar më së shumti këtë verë, mbi 200 milionë funte.

Mesfushori i talentuar gjerman do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori të Bluve, rekord që e mban Kepa Arrizabalaga me 80 milionë euro në vitin 2018.

“Fatkeqësisht, skuadra jonë ende nuk është përcaktuar. Nuk pres më që Kevin Volland dhe Kai Havertz të stërviten me ne”, tha trajneri i Leverkusen, Peter Bosz, duke konfirmuar kështu se marrëveshja me Chelsean është në përfundim. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *