I pafat ka qenë Kukësi që në turin e dytë të Ligës së Europës ka ‘peshkuar’ gjermanët e Volfsburgut.
Edhe pse jo në nivelin e dikurshëm, ekipi gjerman ka shumë cilësi në radhët e tij e misioni për ekipin verior nuk premton të jetë aspak i lehtë.
Teuta nga ana e saj do ndeshet me spanjollët e Granadas, një tjetër sfidë delikate duhet thënë për ekipet shqiptare e ku gjasat për kualifikim nuk janë aspak të mira.
Disi më të lehtë në letër e ka misionin Laçi që do përballet me izraelitët e Hapoel Ber Shevas. Ndeshjet do luhen në datën 17 shtator.