Vendosni fjalën kyçe....

Kush është Dritan Abazoviç, shqiptari i cili konsiderohet “kingmaker-i” i koalicionit qeverisës në Malin e Zi


Pozitat e kryeministrit aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç duket se janë dobësuar pas zgjedhjeve të së dielës të 30 gushtit.

Partia e tij edhe pse është mbi të tjerat, nuk ka avantazhin e madh për të formuar qeverinë pasi edhe opozita pro serbe renditet e dyta me një rezultat të ngushtë nga Gjukanoviç.

Për të formuar qeverinë duhet që koalicioni të ketë 42 deputetë nga 81 që ka parlamenti malazez.

Partitë e nacionalitetit shqiptarë kanë siguruar 2 deputetë nda dy koalicione të ndryshme.

Por një tjetër shqiptar duket se ka në dorë formimin e qeverisë në Malin e Zi. Ai është Dritan Abazoviç, drejtuesi i Lëvizjes URA.

Ai lindi në vitin 1985 në Ulqin në një familje shqiptare. Pasi kishte mbaruar shkollën fillore dhe të mesme në Ulqin, Abazoviç u diplomua në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës. Po në Sarajevë, ai përfundoi doktoraturën në 2019, në Fakultetin e Shkencave Politike.

Në vitin 2011, ai jetoi në Shtetet e Bashkuara dhe mori pjesë në programin e Departamentit të Shtetit në Ëashington D.C.

Nga 2010 deri në 2012, ai ishte Drejtori Ekzekutiv i ndërmarrjes lokale të transmetimit Teuta (Ulqin, Mali i Zi). Nga viti 2010 deri në vitin 2012, ai ishte Drejtor Ekzekutiv i OJQ-së Mogul në Ulqin.

Në vitin 2010, ai botoi librin e tij të parë “Kultura kozmopolitane dhe drejtësia globale”. Që nga viti 2010, ai ka punuar si mësues i shkollës së mesme në Ulqin, duke dhënë mësim ne sociologjinë e Kulturës, Komunikimin dhe historinë e fesë.

Ai flet rrjedhshëm gjuhën malazeze, angleze dhe shqipe. Më 2017, ai ka nënshkruar Deklaratën për gjuhën e përbashkët të malazezëve, kroatëve, serbëve dhe boshnjakëve.

Abazoviç ishte një nga themeluesit e partisë politike ‘Mali i Zi Pozitiv‘ në 2012.

Në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi 2012, partia fitoi 7 nga 81 vende, duke e bërë Abazoviçin anëtarin më të ri të Parlamentit të Malit të Zi.

Më 2014, pas një përçarje në parti, Abazoviç u largua nga Mali i Zi Pozitiv‘, duke shërbyer si një deputet i pavarur përpara se të bashkohej me Aksionin e Reformës së Bashkuar (URA) të  themeluar në 2015.

Në një intervistë për Abc Neës ai është shprehur se partia e tij është kyçi për të formuar qeverinë e re.

“Çelësi i qeverisë ka për tu varur pre koalicionit tonë. Ne s’kemi për të lejuar që të krijojnë kushte që nuk janë të mira për qytetarët.

Më ka takuar si shqiptar që pas 30 vitesh të mbaj çelësin. Kam pasur shumë sulme, edhe prej partive nacionale shqiptare.

Që nuk duan të pranojnë që një shqiptar mund të përfaqësojë në Malin e Zi në një nivel më të lartë.

Çelësi i qeverisë është që të krijohet qeveria e eksperteve, nuk ka për të pasur ndryshime të politikave të jashtme. Nuk ka nevojë për të pasur frikë”, u shpreh ai.

I pyetur se me kë do të negociojë për t’i dhënë kështu Malit të Zi qeverinë e re, ai tha: “Negociatat  mund të bëhen vetëm ata që janë të gatshëm të bëjnë sistemin e qeverisë së ekspertëve”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *