Pak ditë para takimit Kosovë-Serbi që do të mbahet në Shtëpi të Bardhë me ndërmjetësimin amerikan, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është takuar me emisarin e BE’së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Për takimin me Vuçiç ka shkruar Lajçak në Twitter duke thënë se ka pasur një takim të dobishëm me presidentin serb.
Ai thotë se së bashku kanë folur lidhur me dialogun Prishtinë-Beograd, duke shtuar se ka kërkuar dinamizim të këtij procesi.
“Një takim substancial dhe i dobishëm me Presidentin e Serbisë për aktualitetin .Unë shpreha gatishmërinë e Bashkimit Evropian për ta bërë më dinamik dialogun”, ka shkruar Lajcak.