Vendosni fjalën kyçe....

Lukashenko s’e heq armën nga dora, shfaqet i armatosur jashtë shtëpisë


Një ndihmës i presidentit Bjellorus, Aleksandër Lukashenko, ka deklaruar se një kushtetutë e re është në proces.

Ai gjithashtu bëri thirrje për paqe, ndërsa shtoi se zgjedhjet kishin qenë të drejta e të ligjshme. Ndërkohë presidenti i vendit, Lukashenko, është parë sërish i armatosur jashtë rezidencës së tij në kryeqytetin e vendit, Minsk.

Një turmë protestuesish që u mblodhën jashtë shtëpisë së presidentit në kryeqytetin bjellorus patën mundësinë të flisnin ballë për ballë me një nga ndihmësit e tij, Nikolay Latyshenok.

Ai u përsëriti atyre se qeveria i konsideron zgjedhjet presidenciale që i dhanë fitoren Lukashenkos si ‘të drejta’.

Vendet perëndimore mbështesin lideren e opozitës, Tikhanovskaya, ndërsa Rusia fqinje i ka quajtur zgjedhjet në Bjellorusi, legjitime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *