Vendosni fjalën kyçe....

“Me 5 milionë lekë s’e bëj dot shtëpinë që më prishi tërmeti” – Denoncimi i banores së Durrësit (Video)


Një qytetare nga zona e Porto Romanos në Durrës, shtëpia e së cilës është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 ka mbetur ende jashtë.

Ajo ka thënë se me 5 milionë lekët që i ka dhënë qeveria nuk mund të ndërtojë shtëpinë e re.

Videoja e denoncimit të saj është publikuar nga Partia Demokratike.

Teksa rrëfen problemin e madh që ka ajo thotë se ka shkuar te institucionet përkatëse por nuk i kanë dhënë zgjidhje.

“Mua më doli DS3 shtëpia. DS3 i thonë 5 milionë. I mora ato 5 milionë, mu dukën vonë me u marrë se jam në hall. Hyjmë, filluam riparimet, bëmë gropën këtu, duke riparuar instalimet, hatri i zotit ra soleta. Deshi Zoti, faleminderit Zoti shpëtuan robt pa vdekur. Ika te policia, thanë kështu puna. Thanë ne s’kemi punë me këtë punë. Nuk është për ne kjo punë. I them operativit të zonës, thotë shko te kryetarja e Komunës. Ika te kryetarja e Komunës, nuk kam çfarë të bëj thotë. Mos më hajde fare, unë nuk kam çfarë të bëj. I kanë marrë lekët ata që nuk kanë fare problem në botë. Shumë mirë ore që i kanë marrë po të paktën të më japing mua lekun tim. Çfarë mund të bëj unë më 5 milion lekë? Ja të vijnë, të vijnë, edhe ato që i kam bashkuar dhe blerë do t’i bashkoj e t’i hapi e le t’i bëjë kush të dojë. Me 5 milionë hallall ia bëft Zoti të ma bëjnë shtëpinë. Unë kam nevojë për shtëpi. Ata kanë thënë është për shembje, kjo shtëpi nuk bëhet. Tani hajde ta bëjnë me 5 milionë unë s’di kujt t’i them, kujt t’i them më unë. S’kam lënë derë pa shkuar e pa u ankuar, për të kërkuar të drejtën time, e drejta që më takon”. – thotë ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *