Mjekët në Republikën ruse të Dagestanit u detyruan të vendosin një grua nën anestezi për të nxjerrë nga trupi i saj një gjarpër, që mesa duket ishte futur nga goja teksa ajo flinte në oborrin e shtëpisë.
Video e filmuar në spital kapi momentin kur një gjarpër, mbi një metër i gjatë, u nxorr nga goja e pacientes. Sipas mediave ruse, gruaja ishte duke fjetur nën një pemë në oborrin e shtëpisë së saj, kur ndodhi ngjarja.
Në pamjet e publikuara duket mjekja e tmerruar teksa nxjerr reptilin rreth një metër të gjatë.