Vendosni fjalën kyçe....

Problemi i Cloudflare bllokon faqet e internetit në SHBA e Europë


Cloudflare, një shërbim popullor i krijuar për të ofruar siguri dhe për t’i mbajtur faqet e internetit online, ka hasur në probleme teknike, duke bllokuar faqet e internetit në mbarë botën.

Ndërprerjet e përhapura të internetit u raportuan në SHBA dhe Europë gjatë së dielës. Shërbime të tilla si biseda Discord, platformat e lojrave të Xbox Live dhe Rrjeti PlayStation, rrjeti Hulu i videove dhe faqe të tjera janë prekur nga problemet e lidhjes.

Problemi me faqet doli se ishte i lidhur kryesisht me Cloudflare, një shërbim që ofron siguri në internet dhe mbron faqet e internetit nga sulmet e ndryshme. Kompania fajësoi ofruesin e internetit CenturyLink për bllokimin e Cloudflare dhe klientëve të saj.

Kjo është ndërprerja e dytë e madhe që Cloudflare ka përjetuar javët e fundit. Në mes të korrikut, kompania përjetoi një prishje të ruterit që shkaktoi probleme në një numër të madh faqesh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *